Aksidenti afër QKUK-së – Policia jep detaje për rastin

08:56 | 08 Dhjetor 2025
Aksidenti afër QKUK-së – Policia jep detaje për rastin

Nga aksidenti në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë, lëndime ka pësuar një person.

Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana  tha  se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. I lënduari, ka pranuar tretman mjekësor, derisa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e Pllanës.

Aksident në afërsi të QKUK-së, lëndohet një person

Komento: