Aksidenti i policëve në veri, dy pritet të lirohen nga QKUK-ja, njëri do operohet

12:38 | 16 Dhjetor 2024
aksidenti-i-policeve-ne-veri,-dy-pritet-te-lirohen-nga-qkuk-ja,-njeri-do-operohet

Dy, nga tre policët e lënduar javën e kaluar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanin mjekësor që kanë marrë në QKUK.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook.

Më tej bëhet e ditur se njëri prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.

Ndërkohë, polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme. Ai ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falënderimet e familjes së tij.

“Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore. Trajtimin shëndetësor do të vazhdojë njëri nga të lënduarit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, i cili aktualisht ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni”, thotë më tej ShSKUK-ja.

Ndryshe, rreth orës 20:00 të së premtes së kaluar në fshatin Grabovc të Zveçanit një autoblindë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës u vetaksidentua.

Si pasojë, tetë policë pësuan lëndime trupore.

Komento: