Një aksident i rëndë trafiku la pa shenja jete shumë persona.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka folur për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.
Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e shoferit të autobusit është relativisht e mirë.
“35 pasagjerë janë pranuar në spitalin 8 shtatori, 5 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 5 janë në gjendje kritike. 5 pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike ndërsa 3 të tjerët në gjendje stabile”, ka thënë Taravari.