Aksidenti i rëndë la shoferin të lënduar, kjo është gjendja e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksidenti i rëndë la shoferin të lënduar, kjo është gjendja e tij

22:43 | 13 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë trafiku la pa shenja jete shumë persona.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka folur për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e shoferit të autobusit është relativisht e mirë.

“35 pasagjerë janë pranuar në spitalin 8 shtatori, 5 prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 5 janë në gjendje kritike. 5 pacientë janë pranuar në Qendrën Klinike, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike ndërsa 3 të tjerët në gjendje stabile”, ka thënë Taravari.

Komento: