Aksidenti i rëndë në Ferizaj, ka edhe të lënduar

10:06 | 11 Tetor 2019

Pamje nga aksidenti i rëndë në Ferizaj, ka të lënduar.

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini në një prononcim ka thënë se në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë komuna e Ferizajt. Në aksident janë të përfshira tri automjete civile, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Nuk kemi informacione që kanë lëndime të rënda, janë në emergjencën e Ferizajt”, ka thënë ai.

Sipas tij shkak i asksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë apo tejkalim i pasigurt.

Komento: