Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJ.R.K.RR.), ka dhënë detaje për aksident komunikacioni më lëndime në rrugën magjistrale Pejë – Prishtinë, përkatësisht fshati Gllarevë – Klinë, me ç’rast ishte i përfshirë një automjet udhëtarësh (kombi).
Menjëherë njësite relevante të policisë komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme policore. Në automjetin e përfshirë në ketë aksident lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar fillimisht në QMF Klinë për ndihmë fillestare dhe pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë.
Personat e lënduar janë një m / k /shqiptar (1997) dhe katër f/ k/ shqiptare 1995,96.
Njëra nga të lënduarat, për shkak të lëndimeve serioze është dërguar nga Spitali Rajonal në Pejë për QKUK Prishtinë, një është ndaluar në spital rajonal Pejë dhe tre të tjerë janë liruar për në shtëpi, pas dhënës së ndihmës mjekësore.
Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe sipas të dhënave preliminare, dyshohet se deri të aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit-përshtatjes së shpejtësisë adekuate sipas rregullave dhe shenjave të parapara.