Aksident me të lënduar në Prishtinë.
Sonte rreth orës 19:00, në lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku.
Policia thotë se një person ka pësuar lëndime ndërsa dëmet materiale janë të mëdha në të dy veturat e përfshira.
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.