
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit rreth orës 11:30. Detaje për këtë aksident ka dhënë edhe Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili e ka konfirmuar lajmin për Kanal 10.
“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hanit të Elezit. Rruga është e mbyllur për momentin në të dyja korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë”, tha tutje Veseli për Kanal 10.
VIDEO| Vetura bie poshtë rrugës në Kaçanik–Hani i Elezit, në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit