Aksidenti i rëndë në magjistralen Prishtinë – Pejë, vdesin dy persona

08:05 | 08 Shtator 2020
Ilustrim

Një aksident në i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë – Pejë me saktësisht në Arllat.

Në këtë aksident kanë vdekur dy persona. Fillimisht u raportuar për një të vdekur dhe një të lënduar. Ndërsa tani merret vesh nga QKUK se ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti i rëndë.

Ndërkohë, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti.

Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.

Komento: