Një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident të rëndë sot në Prishtinë.
Zëdhënësja nga kompania “Pastrimi”, Arbnore Ademi ka folur sot lidhur me aksidentin e sotëm në Prishtinë ku kamioni i kësaj kompanie shkaktoi aksident në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Ademi ka thënë se ka qenë aksident i momentit.
“Kamioni ka qenë i regjistruar, e ka pasur servisimin në rregull, e ka pasur kontrollimin teknik, jo vetëm ai por të gjithë kamionët e kompanisë vazhdimisht kryhet kontrollimi teknik, si dhe e kemi garazhën në kompani ku mekanikët tanë gjatë 24 orëve kujdesën që kamionët që dalin me kry shërbim nuk guxojnë të dalin me defekt”, ka thënë zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”.
Të pyetur për vitin e regjistrimit të fundit të kamionit, zëdhënësja e kompanisë ka thënë se nuk e di muajin e saktë se kur ka qenë i regjistruar.
“Nuk e di muajin e saktë, mirëpo vazhdimisht ashtu si është e planifikuar kamionët tanë nuk guxojnë të dalin në terren pa regjistrim, kështu që i ka të gjitha të kryera sipas rregullave që kërkohen”, është shprehur ajo.
Zëdhënësja e “Pastrimit” është shprehur se për informata të tjera do të presin ekspertizën e policisë.
“Ka ndodhë aksident i momentit që mundet secilit me i ndodhë por për çdo informatë më tutje presim ekspertizën e policisë”, tha Ademi.