Aksidenti i rëndë në Prizren ku la të vdekur dy të rinj, policia jep detaje

10:00 | 21 August 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit në fshatin Piranë të Prizrenit ku humben jetën dy të rinj nga Krusha e Madhe.

Tre të lënduarit nga ky aksident sipas Policisë janë liruar nga spitali dhe gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ka ndodhë një aksident trafiku me fatalitet në të cilin kishin qenë të përfshira dy vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy viktima meshkuj kosovarë, njëri drejtues i veturës dhe tjetri pasagjer kanë ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona tjerë dy prej të cilëve pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, kurse një është dërguar në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimave dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Komento: