Aksidenti i rëndë në Rahovec, dalin detaje të reja rreth rastit

21:11 | 26 Korrik 2019

Në fshatin Bërnjak të Rahovecit sot ndodhi një aksident shumë i rëndë trafiku.

Nga ky aksident të vdekur në vend kanë mbetur 2 persona, ndërsa Policia e Gjakovës për lajmi.net kanë njoftuar se tani ka vdekur edhe personi i tretë femër.

“Informacioni i fundit nga vendi i ngjarjes është se edhe personi i tretë ka vdekur, janë dy meshkuj dhe një femër”, thonë nga Policia e Gjakovës.

Gjithashtu vlen të theksohet se shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe tejkalimi i pasigurtë.

“Më datë 26.07.2019 në ora 16:30, stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Bernjak të komunës së Rahovecit. Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjeksorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Lirije Podrimaj nga Policia e Gjakovës për lajmi.net.

“Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, vazhdoi ajo duke e konfirmuar vdekjen e personit të tretë në vendin e ngjarjes.

Komento: