Aksidenti i rëndë në rrugën Prishtinë- Ferizaj, humb jetën një person

08:37 | 22 Qershor 2019

Një person ka humbur jetën nga aksidenti në rrugën Prishtinë- Ferizaj.

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë.

Bëhet fjalë për një 34 vjeçar me inicialet A.J, raporton Express.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku ne rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasoje e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën’, ka thënë Ahmeti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marr me rastin.

“A.J mashkull 34 vjec, shtetas i Republikes se Maqedonisë së Veriut, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Komento: