Aksidenti i rëndë në Thumanë, vdes edhe 34-vjeçarja

18:03 | 06 Mars 2022

Një aksident i rëndë i ndodhur në Milot që ka marrë jetë njerëzish.

Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Milot. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë në spital edhe Rudina Haka, 34-vjeçarja e cila u raportua si e plagosur. Njoftimi është bërë me dije nga vetë familjarët. Ata kanë shpallur njoftimin e vdekjes.

Kujtojmë se në aksidentin tragjik mbetën të vdekur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve u pre në mës dy ditë pasi ata kishin festuar fejesën. Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

Komento: