Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik pak pas mesnatës, ku si pasojë ka vdekur një 76-vjeçar dhe është lënduar një 23-vjeçare.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi ka humbur kontrollin mbi veturë, ka kaluar në anën e kundërt të lëvizjes, ka rënë në hendek dhe ka përfunduar në hekurudhë.
“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ,,Kulla me qeshmë ’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë”, ka thënë Veseli.