Aksidenti i sotëm i mori jetën edhe djalit të deputetit të njohur

00:01 | 14 Shkurt 2019

Në magjistralen Shkup – Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në mesin e personave që humbën jetën gjatë aksidentit të sotëm të autobusit gjendet edhe djali i deputetit Blagojce Trpevski nga radhat e LSDM-së, Jovica Trpevski është në mesin e atyre që humbën jetën njofton Makfaks.

Deri tani nga aksidenti kanë ngelur pa shenja jete 13-të persona, 7 persona janë dërguar në mjekësi ligjore për autopsi që të vërtetohen shkaqet e humbjes së tyre.

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i cili ishte duke udhëtuar në autostradën Shkup-Gostivar rreth orës 17 ka pësuar aksident me çka ka përfunduar në humnerë.

Komento: