Aksidenti me 5 viktima në Sarandë, dy viktima dyshohet se janë shtetas të huaj

20:06 | 26 Gusht 2021

Zbardhen detaje të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Muzinë, ku mbeten të vdekur 5 persona.

Burime nga morgu i spitalit të Gjirokastrës thonë se dy viktimat e tjerë që kanë mbetur ende të paidentifikuar janë shtetas të huaj.

Mendohet se kemi të bëjmë me turistë që kishin ardhur për pushime në vendin tonë.

Sidoqoftë pritet që të ketë një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë viktimat e identifikuara janë çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit Bardhi Proda.

Komento: