Aksidenti me fatalitet, i vdekuri është shoferi 28-vjeçar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Aksidenti me fatalitet, i vdekuri është shoferi 28-vjeçar

10:55 | 09 Shtator 2019

Një aksident fatal ka ndodhur sot.

Një 28 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Malishevë – Rahovec.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë – Rahovec.

Nga ky aksident një 28-vjeçar ka ndërruar jetë.

Shef i trafikut rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija ka dhënë konfirmimin për lajmi.net.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orën 06:30 në rrugën Malishevë – Rahovec në mes një automjeti dhe kamioni. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së drejtuesit së automjetit dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë, i cili dyshohet edhe që është shkaktar i aksidentit. Viktima e ka humb kontrollin dhe është përplas me kamion. Me kërkesë të familjarëve ai i është dorëzuar familjes”.

Sipas Sahatqiut vetëm ngasësi i veturës është i vdekur dhe nuk ka të tjerë të lënduar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!