Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

21:38 | 21 October 2024
aksidenti-me-fatalitet-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”,-tre-te-lenduar-po-trajtohen-ne-spitalin-e-prizrenit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefi i Emergjencës Hekuran Veçgishti.

“Tre persona i kanë sjellur tek ne. Gjendja e tyre aktualisht është stabile. Ata po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor”, tha ai për Klankosova.tv

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës, por duke mos dhënë asnjë shifër konkrete rreth numrit të viktimave.

Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.

Komento: