Aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë, reagon Haradinaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë, reagon Haradinaj

20:28 | 13 Shkurt 2019

Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksidetit shumë të rëndë të trafikut.

Ai ka thënë se ndihet i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ndodhi në autostradën Shkup- Tetovë.

Sipas tij, kjo tragjedi ka prekur shumë familje derisa ka shumë persona që humbën jetën e dhjetra të lënduar.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë persona humbën jetën. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: