Aksidenti me tre të vdekur në magjistralën Mitrovicë-Pejë, e përfshirë edhe një veturë e Policisë

21:47 | 26 January 2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel ku tre persona kanë mbetur të vdekur.

Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor”, njofton Policia.

Policia tutje njofton se hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

“Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes”, njofton Policia.

Komento: