Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, Bytyqi i prekur thellë nga ngjarja

21:20 | 13 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Shkup-Tetovë, ku shumë persona kanë humbur jetën.

E ky rast e ka tronditur edhe Ministrin e Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqin, shkruan ORAinfo.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka shprehur dhimbjen e tij për ngjarjen e rëndë.

“Ndihem i prekur thellë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë. Tragjedi të tilla, sjellin dhembje mes nesh”- ka shkruar ndër të tjera Bytyqi.

Ministri gjithashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që kanë humbur jetën si dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Uroj të kalojnë sa më lehtë gjatë procesit të shërimit të lënduarit e shumtë, ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit në këtë aksident”- tha ministri./ORAinfo/

Komento: