Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, kërkohet gjak i gjitha grupeve

23:54 | 14 February 2019

Në gjendje kritike janë personat e lënduar dje në aksidentin që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë

Nga spitali ”8 Shtatori” në Shkup është bërë e ditur se ka mungesa të të gjitha llojeve të grupeve të gjakut, të nevojshme për të shpëtuar të lënduarit nga aksidenti tragjik.

Ndaj dhe nga një kërkesë e arritur në adresë të Klan Kosovës, apelohet tek të gjithë ata të cilët kanë mundësi dhe duan të dhurojnë gjak ta bëjnë këtë për të ndihmuar të lënduarit e mbijetuar pas aksidentit të mbrëmshëm ku një autobus përfundoi i rrokullisur.

Si pasojë 14 persona mbetën të vdekur dhe disa të tjerë ende janë në gjendje kritike.

Komento: