Aksidenti në Drenas, policia jep detajet e fundit

22:21 | 26 Gusht 2024

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë dy persona (motoçiklisti dhe një pasagjer). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./

Komento: