Aksidenti në Gjakovë, lëndohet shoferi i automjetit të FSK-së

15:44 | 21 Korrik 2023

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar në fshatin Cërmjan të Gjakovës.

Si pasojë e këtij vetaksidenti shoferi ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Cermjan- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vetaksidentuar. Për pasojë përveç dëmeve materiale shoferi ka pësuar lëndime te lehta trupore”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.

Komento: