Një i vdekur dhe mbi 20 të lënduar në aksidentin në Gjilan, disa në gjendje të rëndë.
Rreth 20 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit i cili ndodhi para një ore në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë që deri më tani dihet se një person ka mbetur i vdekur si pasojë e këtij aksidenti.
“Mund të ju konfirmoj se një i vdekur është si pasojë e këtij aksidenti. Ndërkohë që raportohet të jenë diku rreth 20 persona që kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Policia dhe ekipet e tjera emergjente janë në vendin e ngjarjes.