Aksidenti në Istog, Spitali i Pejës tregon për gjendjen e pacientëve që po i trajton

22:30 | 20 Korrik 2026
aksidenti-ne-istog,-spitali-i-pejes-tregon-per-gjendjen-e-pacienteve-qe-po-i-trajton

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Shushicë të Istogut.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se katër të tjerë janë lënduar.

Rreth orës 16:30, në spital janë pranuar katër pacientë të lënduar nga i njëjti aksident. Një fëmijë me politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit është transferuar në QKUK i intubuar, ndërsa një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë.

Dy pacientë të tjerë, pas trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me aksidentin në fshatin Shushicë Istog!

Sot, rreth orës 16:00, në Shërbimin e Emergjencës është pranuar një paciente pa shenja jete, si pasojë e një aksidenti të trafikut në Istog. Pacientja kishte pësuar politraumë dhe, përkundër procedurave të ndërmarra, është konstatuar pa shenja jete.

Rreth orës 16:30 janë pranuar edhe katër pacientë të tjerë të lënduar në të njëjtin aksident.

Një fëmijë është transferuar në QKUK, i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit, për trajtim të mëtejmë, me politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit.

Një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit.

Dy pacientë të tjerë, pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e rëndë, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Komento: