Një autobus i kompanisë “Harea” nga Suhareka, u aksidentuar mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb të Kroacisë.
Në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.
“Harea Travel”, ka konfirmuar aksidentin, teksa shtuan se asnjë pasagjerë dhe as shoferët nuk pësuan lëndime./klankosova