Aksidenti në Podujevë, ndërron jetë 19-vjeçari

20:21 | 09 Dhjetor 2020

Vdes 19-vjeçari në aksidentin e Podujevës, policia jep detaje.

Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, një nga ta ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001 e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka konfirmuar Borovci.

Express ka raportuar me të marë informatën nga Policia e Kosovës. Flora Ahmeti ka thënë se të lënduarit nga aksidenti janë nisur për në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: