Aksidenti në Prilep të Deçanit, rritet në 11 numri i të lënduarve

20:13 | 16 Maj 2026

Numri i personave të lënduar nga aksidenti në fshatin Prilep të Deçanit ka arritur në 11.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor pas aksidentit ku u përfshinë tri vetura.

Sipas mjekëve, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka konfirmuar se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Komento: