Aksidenti në Prishtinë, ja sa persona kanë mbetur të lënduar

23:43 | 22 Tetor 2019

Aksidentet janë shtuar shumë kohëve të fundit.

Sonte rreth orës 19:00, në lagjen e Spitalit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku.

Policia thotë se një person ka pësuar lëndime ndërsa dëmet materiale janë të mëdha në të dy veturat e përfshira, transmeton lajmi.net.

Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Komento: