Aksidenti në qendër të Gjilanit, familja Çoçaj ia fal gjakun familjes së shoferit të kamionit

11:41 | 29 March 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur javë me parë në qytetin e Gjilanit, me ç’rast një person ka humbur jetën e shumë të tjerë u lënduan.

E sot familja Çoçaj ia ka falur gjakun familjes së shoferit që shkaktoi aksidentin në qendër të Gjilait, ku mbeti i vdekur familjari i tyre, Qerim Çoçaj dhe u lënduan 20 persona të tjerë.

Pjesëmarrës në këtë falje gjaku ishte edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri tha se po të mos ishte Çoçaj, tragjedia do të ishte edhe më e madhe. Ai falënderoi familjet nga Gjilani për një maturi të tillë dhe tha se ky shembull do të ndikoj për të mirë edhe tek familjet tjera në Gjilan që gjenden në situata të ngjashme.

“Ai i ka shpëtuar tre fëmijë nga një aksident shumë i rëndë. Po të mos ishte ai, tragjedia do të ishte edhe më e madhe. Ai ka lënë pas një familje të mrekullueshme. Kjo falje është falë pjekurisë së madhe që ka treguar Refkiu. Vepra heroike e Qerimit në atë ditë të zezë nuk lejoi tjetër sjellje. Tani të tri familjet jemi bërë një familje dhe bashkë do ta përballojmë këtë situatë. Ky shembull do të ndikoj për të mirë në rastet tjera në Gjilan që ndodhen në situata të ngjashme”, u shpreh Haziri.

Ndërkohë babai i shoferit që shkaktoi aksidentin me kamion ishte i shkurtë në fjalë. “Kisha pas qef ai me dalë nga burgu, unë me hy”, ishin fjalët prekëse të tij

Komento: