Aksidenti në rrugën Drenas – Komoran, tre të lënduar

22:51 | 24 Shtator 2024

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Drenas – Komoran.

Në aksident ishin të përfshirë tre vetura.

Rasti u konfirmua për Front Online nga Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran – Drenas ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

 

Komento: