Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llozicë.
Rasti u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje të reja.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, deklaroi se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje.
“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”. deklaroi ai.