Aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, vdes një person

20:35 | 24 Tetor 2023
kete-vit-kane-vdekur-54-persona-si-pasoje-e-aksidenteve-ne-trafik


Një person ka vdekur dhe një tjetër lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.

Lëndime të rënda trupore ka pësuar personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi për Front Online

Ndërsa më herët zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar për Front Online se në aksident janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.

Komento: