Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, 3 persona lëndohen kur kamioni godet kolonën e veturave.
Kjo ishte shpejtësia me të cilën po vinte kamioni I kompanisë Pastrimi, që goditi 7 vetura në rrugën Agim Ramadani.
Dhe ky është momenti kur shoferi nuk mund të frenojë dhe shkakton aksidentin.
Nga ky aksident masiv mbetën të lënduar tre persona. Njëri punëtor i kompanisë ‘Pastrimi’ dhe dy të tjerë, që gjendeshin në vetura.
“Gjendja e të lënduarve është jashtë rreziku për jetë”,
“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi.
Shoferi i cili ishte duke vozitur kamionin qëndroi në vendngjarje, por nuk pranoi të flasë para kamerës për aksidentin.
E prapa saj, i tha T7’shit se kontrollin teknik ia kishte kryer automjetit, vetëm një javë më parë.
Ndërkohë, një dëshmitar që ishte aty në kohën e aksidentit, tregoi për T7 atë se cfarë kishe parë.
Ndërsa lidhur me këtë aksident, ka folur edhe kryeshefi I kompansisë ‘Pastrimi’
“Saktësisht nuk e dimë por ka hamendje që nuk i kanë punuar frenat, por duhet ta dinë qytetarët që ai kamion është dalur nga këtu në ora 7 në mëngjes ka punuar deri në ora 1 ka ndodhur aksidenti, shyqyr zotit që nuk ka pasur ndonjë fatalitet. Kontrollet teknike i bëjmë në kuadër të standardeve të janë të caktuar prej ministrisë, kurse rregullimet riparimet i bëjmë edhe vet e kemi edhe autoparku tonë ku punojnë 30 mekanik që çdo ditë i kontrollojnë veturat a janë në gjendje të rregullt,por ka edhe raste kur ndodhin aksidentet. Nuk ma merr mendja që ka pasur telashe të tilla por që një herë ndodhë”, tha Kelmendi.
Rreth 6 muaj më parë, një aksident i ngjashëm me kamion ndodhi në Gjilan. Si pasojë e të cilit kishin vdekur 2 persona, e ishin lënduar shumë të tjerë.