Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan.
Një aksident trafiku në Gjilan, i cili ka ndodhur me gjasë si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni transportues, ka lënë pa shenja jete në vend një person, ndërkaq të lënduar kanë mbetur dhjetëra të tjerë.
Prej 27 të lënduarve nga aksidenti i rëndë në Gjilan, 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Në Gjilan është paralajmëruar se sonte nga ora 20:00 do të ndizen qirinj.
Kryetari kësaj komune, Lutfi Haziri ka treguar se ndezja e qirinjve do të bëhet para furrës së Qerim Çoçaj, i cili humbi jetën.
“Me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj. Së bashku me stafin tim, ftoj qytetarët që në ora 20:00 të na bashkangjiten në nderim të jetes dhe vepres së tij!”.