Aksidenti tragjik në Gjilan, ky është vendimi për pronarin e kompanisë “Uji i Pejës”

21:57 | 08 Mars 2019

Pronari i kompanisë së ujit, kamioni i së cilës shkaktoi dje aksidentin në qendër të Gjilanit është ndaluar sot.

Në Prokurorinë e Gjilanit kanë treguar për Express se ndalimi i tij është bërë pasi mbi të rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”. I njëjti është ndalur për 48 orë.

“Po, mund të konfirmojmë se pronari i kompanisë është ndaluar, pasi ka përfunduar intervistimi. Ky është ndaluar për 48 orë fillimisht në drejtim të veprës mbikëqyrje e pa ndërgjegjshme e trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka kërkuar masën e ndalimit për M. A, shoferi i kamionit, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar aksidentin në qendër të Gjilanit, ku një person ka humbur jetën ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.

E gjatë ditë së djeshme zyrtarë të kompanisë “Uji i Pjesë” me anë të një komunikate kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e duhura.

Po ashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Komento: