Aksidenti tragjik në Gjilan, në qytet vazhdojnë të qarkullojnë kamionët

21:49 | 03 April 2019

As pas aksidentit tragjik në Gjilan s’ndalen kamionët.

Shtatë marsi ishte ditë tragjike për Gjilanin pasi nga aksidenti i një kamioni, i cili po transportonte ujë, mbeti pa shenja jete një person, u lënduan dhjetëra të tjerë, si dhe shkaktoi shumë dëme materiale.

Por, edhe pas gjithë kësaj ngjarjeje, kamionë me peshë të rëndë pothuajse për çdo ditë shihen duke qarkulluar brenda qytetit, raporton KTV.

Sipas Policisë, një gjë e tillë atyre u ndalohet.

Qytetarët ankohen se po rrezikohen sërish nga kamionët, derisa bëjnë thirrje që qarkullimi i tyre të ndalohet urgjentisht.

Policia është në dijeni për qarkullimin e kamionëve, megjithatë ende nuk ka shqiptuar ndonjë dënim.

Kamionëve me peshë të rëndë brenda hapësirë së qyteteve u lejohet qarkullimi vetëm prej orës 22:00 të mbrëmjes deri në orët e para të mëngjesit.

Shoferi M.A, i cili është në paraburgim, dyshohet se kishte humbur kontrollin mbi kamion, duke shkaktuar aksident zinxhiror në qendër të këtij qyteti.

Vetëm disa ditë pas këtij aksidenti, u morë vesh se kamioni në fjalë nuk kishte regjistrim, e nuk i ishte bërë as kontrollimi teknik.

Komento: