Aksidenti tragjik në Gjilan, shoferi i kamionit bëri këtë veprim menjëherë pas rastit

18:07 | 07 Mars 2019

Sot ndodhi një aksident tragjik në qytetin e Gjilanit.

T7 raporton se Policia për herë të parë rreth aksidentit është lajmëruar pikërisht nga vozitësi i kamionit që shkaktoi aksidentin.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se vozitësi është ndaluar dhe është intervistuar.

Në aksidentin e shkaktuar në Gjilan, mbeti i vdekur një person ndërsa kanë mbetur të lënduar 23 të tjerë.

Sic ka raportuar Express, tre nga të lënduarit që janë në gjendje të rëndë janë sjellë në Prishtinë, dhe po mjekohen ne repartin intensiv në Prishtinë.

Komento: