Aksidenti tragjik në Kroaci: PDK kërkon nga presidentja Osmani të shpallë ditë zie

12:45 | 25 Korrik 2021

PDK kërkon nga presidentja Osmani të shpallë ditë zie.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Kroaci, ku humbën jetën 10 kosovarë e u lënduan shumë të tjerë.

Tahiri ka thënë se në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën, transmeton lajmi.net.

Tahiri ka ftuar autoritetet që t’u qëndrojnë pranë familjarëve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar që të shpallë nesër ditë zie në gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Lajmi tragjik nga Kroacia për aksidentin e autobusit me mërgimtarët tanë në rrugën për vendlindje na trishtoi pa masë.

Në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve tanë, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën.

Lutjet tona janë për të gjitha familjet për përballimin e dhimbjes që kanë humbur më të dashurit, ndërsa për të gjithë të lënduarit, lutemi për shërimin sa më të shpejt të tyre.

Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që tu qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpall ditë zie për Kosovën!.

Komento: