Mirsa Kërqeli është këngëtarja shqiptare që për shumë vite ka qenë shumë aktive në muzikë.
Ajo tani është larguar nga muzika dhe nga paraqitjet publike duke iu perkushtuar vetëm familjes së saj, shkruan ORAinfo.
Mirsa është e martuar dhe ka dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.
Në profilin e saj në Instagram, Mirsa poston fotografi të fëmijëve, ku shihet se që të dy janë rritur.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.
E sot përmes një postimi, Mirsa ka shprehur ngushëllime për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Maqedoni.
Ajo gjithashtu uroj shërim sa më të shpejtë për ata që përfunduan të lënduar nga ky aksident./ORAinfo/