Aksidenti tragjik në rrugën e Kombit, dyshohet për katër viktima dhe një fëmijë në gjendje të rëndë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksidenti tragjik në rrugën e Kombit, dyshohet për katër viktima dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

19:17 | 14 Janar 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe një fëmijë është plagosur rëndë.Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur.

Mësohet se dy automjete, një Citroen dhe një kamion, janë përplasur me njëri-tjetrin.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Komento: