Aksidenti tragjik në Shkup, ja sa para do të iu ndahen familjeve të personave që kanë ndërruar jetë

14:46 | 04 March 2019

Javë më parë një aksident tragjik ndodhi në Shkup.

Kompania e Sigurimit “Eurosig” do të duhet të paguajë dëmshpërblim prej mbi 800 mijë eurove për aksidentin tragjik në Shkup.

Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Sigurim në Maqedoninë Veriore, Klime Popovski sot në konferencë për media tha se me këtë rast me siguri do të paguhet shuma më e lartë ligjore e parashikuar.

“Në Ligjin për sigurim të detyruar është parashikuar shumë maksimale e dëmit të shkaktuar. Shuma maksimale për një rast të siguruar të përfshijë 675 mijë euro”, tha Popovski.

Ai shtoi se për personat e dëmtuar do të ndahen gjithsej 200 mijë euro, kështu familjet e personave që kanë ndërruar jetë do të marrin nga 4.500 euro, 9.000 euro për invalitet të zgjatur dhe 2.000 euro për lëndimet dhe shërim.

“Nëse të dëmtuarit kanë bazë dhe kërkojnë më shumë nga kjo shumë e dëmit, atëherë ata do të mund që ata kërkojnë nga shkaku i dëmit”, shpjegoi Poposki.

Komento: