Aksidenti zinxhiror bllokon rrugën për Komoran

17:28 | 29 Dhjetor 2020

Mos u nisni për Komoran, aksidenti zinxhiror bllokon rrugën.

Një aksident zinxhiror që ka ndodhur para pak qesteve në Komoran, drejtimi për Pejë, ka bërë që të krijohen kolona të gjata të automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në hyrje të Komoranit.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga ky aksident ku shihen disa automjete të dëmtuara.

Në vendin e aksidentit, përveç policisë është parë edhe autoambulanca.

Ende zyrtarisht policia nuk ka deklaruar për numrin e të lënduarve ndërsa sipas lexuesve, kolona e automjeteve është deri të Parku i Biznesit në Drenas.

Komento: