Aksidenti zinxhiror në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

21:51 | 25 Shtator 2024

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira pesë vetura.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.

Komento: