Aksidentohen dy automjete në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

16:32 | 04 Tetor 2024

Një aksident mes një kamioni dhe veture ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi në një përgjigje për Klankosova.tv.

Policia Apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura.

Komento: