Aksidentohen tri vetura në Veternik, ka të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksidentohen tri vetura në Veternik, ka të lënduar

17:55 | 14 Janar 2020

Aksident trafiku në Veternik.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë- Ferizaj, afër Grand Store.

Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, ku siç raporton policia ka edhe të lënduar.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rr. Prishtinë- Ferizaj afër Grand store, rreth ores 16:15, është raportuar në aksident trafiku me lëndime, tri automjete janë të përfshira. Njësitet relevante policore janë marr me rastin”, ka thënë Hoxha.

Komento: