Aksidentohen tri vetura në Vushtrri, tre të lënduar

15:08 | 20 Tetor 2019

Aksident me të lënduar në Vushtrri.

Tre persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave civile.

Të lënduar janë tre meshkuj shqiptarë, dy prej të cilëve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i treti pas pranimit është liruar.

Komento: