Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Një burrë dhe dy gra e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit afër Leskovcit në Serbi, pasi është përmbysur një autobus me targa të Maqedonisë, njoftuan mediat serbe.
Në vijim është identifikimi i viktimave.
Katër udhëtarë janë në rrezik për jetë dhe janë dërguar në Qendrën klinike në Nish, ndërsa të tjerët janë mbajtur në spitalin në Leskovc.
Shoferi dhe ndihmësi i tij nuk janë lënduar, por nuk guxojnë të japin deklarata për media.
Tre nga udhëtarët me lëndime të rënda janë në mjekim intensiv në sektorin Kirurgji në spitalin në Leskovc, ndërsa një në Ortopedi.
Udhëtarët tjerë janë me lëndime më të lehta